Author: Malvina Mance

  • Urë nga shqetësimi në paqe

    Lexova në një libër një shprehje të Juli Cezarit: “Kur të arrijmë te lumi, do flasim për urën.” Sa herë kemi menduar pë urën pa qenë lumi fare në horizont?!  Besoj dhe ju ashtu si unë, herët nuk numërohen. Shpeshherë, e gjejmë veten duke shqetësuar për ngjarje të mundshme, për situata të së ardhmes që…

  • Rreth Lindjes Cezariane: Ndjenjat Pas Operacionit

    Gjatë gjithë shtatzënisë isha përgatitur moralisht për lindje natyrale.Por siç ndodh shpesh, gjërat nuk i kemi gjithmonë në dorë.Nuk dua të flas për procedurën dhe se si, pas shumë orësh, në fund zgjedhja e vetme mbeti operacioni.Dua të ndalem te ndjesitë që më mbetën pas tij, veçanërisht ndjesia se trupi më kishte lënë në baltë.…

  • Fazat e Pranimit të Trupit Pas Shtatzanisë

    Kam qenë tip i “ha sa te dua dhe nuk shtoj në peshë” nga ai lloj motoje, kalova në moton vish rroba të gjera mos të duken kilet. Periudha pas lindjes qenka e vështirë, ku krahas sfidës fizike dhe lëmshit së hormoneve i shtohet dhe sfida mendore e së pranuarit të vetes ndryshe, me bark…

  • Për vajzën time

    Të shikoj me ata sy aq të pastra që ndriçojnë  dhe pyes veten në do mundem të të mbroj nga pandjeshmëria e botës. Bota jo gjithmonë do jetë e drejtë dhe kjo nuk është në dorën tonë, por do jem gjithmonë krahë teje, ndoshta nuk do mundem të të mbroj nga lëndimi, por do të…

  • Iluzion

    Presim… presim kohën e duhur për të ndjekur ëndrrën, për t’u bërë njerëz më të mirë. Presim kohën e duhur dhe koha e duhur nuk vjen kurrë, e kështu groposim nga një pjesë të vetes diku thellë. E kur vitet kalojnë, pluhuri i kohës gërryen cdo thellësi dhe cektësi dhe ëndrrat që kishim groposur të…

  • Hello World!

    Welcome to WordPress! This is your first post. Edit or delete it to take the first step in your blogging journey.