
Lexova në një libër një shprehje të Juli Cezarit: “Kur të arrijmë te lumi, do flasim për urën.”
Sa herë kemi menduar pë urën pa qenë lumi fare në horizont?!
Besoj dhe ju ashtu si unë, herët nuk numërohen.
Shpeshherë, e gjejmë veten duke shqetësuar për ngjarje të mundshme, për situata të së ardhmes që dhe me probabilitet ka shumë të ngjarë të mos ndodhin kurrë.
Kështu humbasim shumë nga e tashmja dhe nga qetësia.
Pse e bëjmë këtë? Ndoshta është një instinkt mbrojtës, ndoshta kështu jemi krijuar, ndoshta… ndoshta.
Duhet të kujtojmë se ajo që kemi është vetëm e tashmja dhe të përjetojmë jetën ashtu siç është.
Një varg në Bibël thuhet:“Shikoni zogjtë e qiellit; ata nuk mbjellin dhe nuk korrin, as nuk mblidhen në depo; dhe Ati juaj i qiejve i ushqen ata. A nuk jeni ju më të vlefshëm se ata?” (Mateu 6:26).
Këto vargje na kujtojnë se jeta jonë është më e madhe se shqetësimet tona dhe se çdo gjë është në duar të mira.

Leave a comment