Rreth Lindjes Cezariane: Ndjenjat Pas Operacionit

Gjatë gjithë shtatzënisë isha përgatitur moralisht për lindje natyrale.
Por siç ndodh shpesh, gjërat nuk i kemi gjithmonë në dorë.
Nuk dua të flas për procedurën dhe se si, pas shumë orësh, në fund zgjedhja e vetme mbeti operacioni.
Dua të ndalem te ndjesitë që më mbetën pas tij, veçanërisht ndjesia se trupi më kishte lënë në baltë. Kjo ndjenjë ishte më e fortë se çdo vështirësi fizike gjatë rikuperimit. Ndonjëherë mendoja: “Mos ndoshta nuk bëra gjithçka që duhej?”
Mendoja se kjo ndjesi do të më shoqëronte gjithmonë. Është e çuditshme sesi ndikimi i internetit mund të forcojë këto mendime, duke e paraqitur lindjen cezariane si “zgjidhja e lehtë.” Në vend që nënat që kalojnë nëpër këtë proces të mbështeten dhe të motivohen, shpesh përballen me pasiguri të shtuara.
Koha kaloi dhe kjo ndjesi faji u zbeh.
Tani ndihem e fortë dhe në paqe me trupin tim, sepse ai bëri gjithçka për të siguruar që unë dhe bebja të dilnim nga kjo përvojë të shëndetshme.
Kam zgjedhur të fokusohem në anët pozitive: çdo gjë shkoi mirë, stafi mjekësor ishte i gatshëm dhe miqësor.

Nuk do harroj anesteziologun që më pyeti se çfarë këngë doja të dëgjoja gjatë operacionit, duke e bërë gjithë përvojën më të lehtë dhe duke dëshmuar që gjestet e mira ndikojnë momentin dhe jo vetëm.
Interneti mund të jetë një vend që të shton ndjenjën e fajit, por dhe një burim mbështetjeje dhe frymëzimi të pranojmë eksperiencat dhe veten tonë edhe kur ndihemi në faj.


Comments

Leave a comment