
Kam qenë tip i “ha sa te dua dhe nuk shtoj në peshë” nga ai lloj motoje, kalova në moton vish rroba të gjera mos të duken kilet.
Periudha pas lindjes qenka e vështirë, ku krahas sfidës fizike dhe lëmshit së hormoneve i shtohet dhe sfida mendore e së pranuarit të vetes ndryshe, me bark të rrumbullakosur dhe strija të valëzuara.
Gjithë ky proces në eksperiencën time kaloi në disa faza.
- Faza e parë e pavetëdijshme për pamjen e re.
Realisht nuk i mendon kilet e mbetura dhe të duken normale.
2. Faza e dytë e mohimit
Thua janë kile shtatzanie, do ikin sic erdhën. Gjidhënia harxhon kalori dhe ky intesitet fizik dhe e merr të mirëqenë që do i humbasësh.
3. Faza e tretë e “zisë” për trupin para shtatzanie
Fillon shikon foto të vjetra, mërzitesh dhe “lufton” me veten për ndryshimin që sheh në pasqyrë.
4. Faza e katërt e së bërit paqe me trupin e ri
Mjafton të bësh paqe dhe gradualisht të bësh zgjedhje më të shëndetshme.
E rëndësishme është të bësh paqe me trupin, në mënyrë që të gjesh qetësinë të ndryshosh.
Disa kile të shtuara të eksperiencës më transformuese, nuk janë dhe aq keq.

Leave a comment