Të shikoj me ata sy aq të pastra që ndriçojnë dhe pyes veten në do mundem të të mbroj nga pandjeshmëria e botës.
Bota jo gjithmonë do jetë e drejtë dhe kjo nuk është në dorën tonë, por do jem gjithmonë krahë teje, ndoshta nuk do mundem të të mbroj nga lëndimi, por do të të mësoj të mos „e çash kokën“ e të luftosh gjithmonë për të vërtetën tënde. Ndoshta nuk do mundem të bëj mos të qash, por do të të mësoj të qeshësh përsëri edhe pasi qan. Ndoshta syçkat e tua do shohin sjellje që s‘do i mësosh në shtëpi, por mami do jetë gjithmonë shoqja jote më dhe ditari për çdo pyetje e pasiguri tënden. Ti do jesh një shpirt i lirë, një luftëtare e unë do kujdesem që çdo endërr e jotja t’i shtohet si pendë pastërtisë e fuqisë tënde derisa të krijosh krahë e të fluturosh…

Leave a comment